FOTO/ Juventus interesohet për mbrojtësin brazilian

FOTO/ Juventus interesohet për mbrojtësin brazilian

23:53, 15/01/2019

Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri.

“Calciomercato” shkruan sot se bardhezinjtë dëshirojnë të nënshkruajnë me ish-mbrojtësin e Romës si konkurrent për Alex Sandron, i cili nënshkroi një marrëveshje të re në fillim të këtij sezoni.

Image

Braziliani kaloi te Chelsea një vit më parë, por transferimi nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për shkak të formës së jashtëzakonshme të Marcos Alonso.

Për këtë arsye ai është i hapur për t’u kthyer në Itali gjatë merkatos së janarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco