Strakosha, portieri i formacionit ideal të ditëlindjes 1995

Strakosha, portieri i formacionit ideal të ditëlindjes 1995

23:32, 15/01/2019

Nuk ka dyshim që Thomas Strakosha i përket tashmë nivelit botëror të futbollistëve.

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Lazios në Serinë A në Itali, është padyshim një nga më të mirët në rolin e vetë në vendin fqinj, por edhe në Europë.

Strakosha ishte në radarët e merkatos verën e shkuar, teksa Liverpool ishte ekipi që mund të blinte portierin kuqezi. Megjithatë, asgjë nuk ndodhi dhe kjo s`do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Vlerësimet e herëpashershme e kanë bërë Strakoshën protagonist të medieve, teksa sot një sajt italian, “Fantagazzetta”, e ka rreshtuar Strakoshën si portierin e formacionit ideal të datëlindjes së vitit 1995.

“Lindur në Athinë, Greqi, nga prindër shqiptarë, djali i Fotaqit portierit legjendar shqiptar. Thomasi ka ndjekur gjurmët e babait të tij, duke kultivuar pasionin e tij për rolin e portierit. Ai është zbulim i Igli Tares, Drejtorit të Lazios, që e solli atë në Itali dhe e bëri pjesë të “bardhekaltërve” në sezonin 2012-2013. Talenti i tij ka qenë gjithmonë në ngritje nga viti në vit, duke i zënë vendin Marchettit, ndërsa po përgatitet të marrë pishtarin e Berishës te Kombëtarja shqiptare”, shkruan ndër të tjera sajti italian.

Thomas Strakosha është pjesë e formacionit më të mirë të datëlindjes 1995, ku e gjen veten me emra si: Piatek, Milinkovic, Lozano, Keita, Rabiot, Cristante, Akanji, Martial, Gimenez dhe Romangnoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco