Armando Sadiku thotë fjalët e para pasi u rikthye te Lugano

Armando Sadiku thotë fjalët e para pasi u rikthye te Lugano

22:18, 15/01/2019

“Disa dashuri nuk mbarojnë, ato marrin kthesa të pafundme, dhe më pas rikthehen sërish”, janë fjalët e para të Armando Sadikut, pas rikthimit te Lugano.

Në një intervistë për mediat zvicerane, sulmuesi shqiptar shprehet mëse i lumtur për këtë transferim.

Jam i lumtur të rikthehem tek Lugano. Ishin muaj të vështirë për mua, por tani jam në gjendje të mirë psikologjike dhe dua t’i jap gjithçka skuadrës. Kam 5 muaj që bëj terapi për gjurin, dhe jam stërvitur për një muaj me Levanten. Tani jam gati të luaj. Shpresoj të jem në nivelet që kam qenë 2 vite më parë, kam folur me disa njerëz në klub dhe ambienti është fantastik. Me siguri jap maksimumin. Eksperiencat jo aq të mira në Poloni dhe Spanjë, më dhanë më shumë forcë dhe më shtynë të rikthehem sërish në nivelet më të larta. Falenderoj klubin që bëri këtë përpjekje të më rikthejë këtu”, u shpreh Sadiku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco