Klubi i Superligës lë të lirë portierin bullgar

Klubi i Superligës lë të lirë portierin bullgar

21:58, 15/01/2019

Kamza ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me portierin bullgar Mario Kirev, duke e lënë këtë të fundit të lirë, për të zgjedhur të ardhmen e tij.

Gardiani 29-vjeçar nuk arriti të bindë asnjë prej trajnerëve që ka ndërruar skuadra e Kamzës gjatë gjysmës së parë të sezonit, duke humbur edhe duelin me portierin Ilir Avdyli, ndaj edhe erdhi ky vendim.

Mario Kirev iu bashkua Kamzës më 31 gusht të vitit të kaluar, pasi kishte një CV të pasur, duke luajtur më herët për skuadra si Nea Salamina në Qipro, Slavia e Sofias në Bullgari, Poli Timisoara në Rumani dhe Thun në Zvicër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco