Luan ndeshjen e fundit me kuqezinjtë, Milan gjen zëvendësuesin e Higuainit. Emër surprizë

Luan ndeshjen e fundit me kuqezinjtë, Milan gjen zëvendësuesin e Higuainit. Emër surprizë

11:37, 15/01/2019

Gonzalo Higuain do të luajë ndeshjen e fundit me Milanin para se të largohet drejt Londrës për të nënshkruar me Chelsean.

Por menjëherë skuadra e drejtuar nga Gattuso është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit argjentinas.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Monmacos, Radamel Falcao i cili shihet si ideali për të zëvendësuar “pipitën”.

Monaco po kalon një moment të vështirë në kampionatin francez pasi këtë sezon po lufton për mbijetesë dhe kjo është arsyeja që ylli kolumbian mund të largohet nga Ligue 1 për t’ju bashkuar Milanit.

Falcao aktualisht ka një kontratë që i skadon në vitin 2020, dhe Monaco mund ta lërë të largohet për 15-20 milionë euro, por më parë duhet të sigurojë shërbimet e një sulmuesi.

Gjithashtu Milan ka shfaqur interesim edhe për “bomberin” e Genoas Kriztozof Piatek i cili po kërkohet së fundmi edhe nga Reali i Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco