Inter marrëveshje për transfertën e bujshme nga Spanja, 5.5 mln euro në sezon

Inter marrëveshje për transfertën e bujshme nga Spanja, 5.5 mln euro në sezon

10:10, 15/01/2019

Inter është pranë një transferimi të bujshëm nga Spanja.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin që pritet të kryejë një marrëveshje verbale me klubin zikaltër, raporton "Football-Italia", shkruan SYRI.net.

Sipas stacionit më të madh të radios në Spanjë, “Cadena SER” Godin do t’i bashkohet Interit gjatë merkatos së verës.

“AS” fillimisht mohoi pretendimin e Sky Sport Italia se Godin ishte në prag të pranimit të një oferte nga Inter.

Por pavarësisht kësaj “Cadena SER” është e bindur për një lëvizje të 32-vjeçarit drejt Italisë.

Transmetuesi shton se uruguaiani do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsionin për një të tretën në "San Siro", me vlerë 5.5 milion euro në sezon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco