Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

PSG i vendos Barcelonës çmimin për Rabiot

PSG i vendos Barcelonës çmimin për Rabiot

23:51, 14/01/2019

Nëse nuk transferohet te Barcelona që në merkaton e janarit, Adrien Rabiot mund të mbetet jashtë skuadre deri sa të vijë merkato e verës që të largohet me parametër zero nga kampionët e Francës.

Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel, pasi Rabiot ka vendosur të mos rinovojë me PSG-në.

Sipas mediave franceze, për ta lënë të lirë të largohet në këto momente, drejtuesit e klubit kryeqytetas kërkojnë 15 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse Barça do tua plotësojë këtë kërkesë apo do të presë verën e ardhshme për ta transferuar Rabiot në “Camp Nou” me parametër zero.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco