Reali rikthehet te fitorja, e nderon lojtari që nuk e priste askush të shënonte

Reali rikthehet te fitorja, e nderon lojtari që nuk e priste askush të shënonte

23:00, 13/01/2019

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në kampionat teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 Betisin.

Një gol në minutën e 88-të nga goditja e dënimit nga ana e futbollistit Dani Cebellos, i siguroi fitoren madrilenëve në sfidën që po shkonte drejt barazimit.

Luka Modric hapi serinë e golave në minutën e 13-të, me një predhë nga distanca, ndërkohë që vendasit barazuan shifrat në pjesën e dytë me anë të Canales.

Për të zgjidhur sfidën mendoi 22-vjeçari Ceballos, që me një goditje “alla Cristiano Ronaldo” mposhti portierin Lopez. 

Me fitoren e sotme, Reali u ngjit në vendin e 4-t me 33 pikë. Po aq sa Sevilla e vendit të tretë. Në sfidën e radhës do të kemi pikërisht përplasjen mes këtyre 2 skuadrave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco