Hazard i ‘shkel syrin’ Liverpoolit: Më pëlqen të luaj në ‘Anfield’

Hazard i ‘shkel syrin’ Liverpoolit: Më pëlqen të luaj në ‘Anfield’

22:01, 13/01/2019

Eden Hazardi ka thënë se i pëlqen të luajë në “Anfield Road”, teksa ka folur në një intervistë për ndeshjen e raundit të tretë të Carabao Cup dhe golin që shënoi për Chelsean ndaj Liverpoolit në shtator.

Duke folur për gazetën belge “HLN”, Hazard tha: “E dua ‘Anfield’-in. E dua stadiumin, fushën, atmosferën. Më pëlqen të luaj aty.

Unë tashmë kam shënuar disa gola në ‘Anfield’, gjithmonë kundër Simon Mignolet... më vjen keq! Por, ajo në kupë ia ka vlejtur. Ishte ndër golat e mi më të mirë. Kishte gjithçka. E po ashtu ishte ndaj një klubi të madh”, vazhdoi ai.

“U futa në lojë 20 minuta para fundit. Pesë topat e parë i humba. Mendoja me vete: ‘gjërat po shkojnë keq’. Derisa nisa të vrapoj dhe dribloj. E pashë hapësirën dhe e godita topin. Ngazëllimi ishte i madh! Pas ndeshjes e pashë golin disa herë në përsëritje”, shtoi ylli i Chelseat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco