Keidi Bare fiton vendin e titullarit

Keidi Bare fiton vendin e titullarit

21:34, 13/01/2019

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, ka debutuar si titullar me fanellën e Malagës në Ligën e Dytë spanjolle.

21-vjeçari është hedhur në fushë nga minuta e parë nga trajneri Muniz në sfidën ndaj Zaragozës, që u fitua nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 0-2.

Bare qëndroi në fushë përgjatë 90 minutave duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

Mesfushori fierak u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të.

Me fitoren e sotme, Malaga u ngjit në kuotën e 39 pikëve, duke ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Granadës.

Me paraqitjen e sotme, mesfushori i Kombëtares duket se ka fituar besimin e trajnerit dhe pritet që në sfidat e ardhshme të marrë minuta të tjera duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco