Shpërthen opinionisti nga Shkupi: Ata që ofendojnë shqiptarët nuk meritojnë të thirren në emër

Shpërthen opinionisti nga Shkupi: Ata që ofendojnë shqiptarët nuk meritojnë të thirren në emër

17:38, 13/01/2019

Gjesti i mospërmendjes së emrit të Stojançe Stoilovit nga komentatori i TVM, Mustafa Ademi, gjatë ndeshjes së  hendbollit mes Maqedonisë dhe Japonisë është shoqëruar nga reagime të shumta në vendin fqinj.

Përmes një reagimi në Facebook, gazetari dhe opinionisti i njohur nga Shkupi, Naim Sinani, ka shprehur mbështetje të hapur për komentatorin sportiv, Mustafa Ademi, i cili sipas Sinanit ka dëshmuar profesionalizëm të lartë dhe respekt për shikuesit.

Sa i përket reagimeve nga mediat maqedonase, Sinani thekson se në vend që këta të fundit të kritikojnë gjestin jo sportiv të hendbollistit që injoroi gjuhën shqipe pak ditë më parë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ata merren me Ademin i cili ka kryer vetëm detyrën e tij.

Sakaq, komentatori Ademi morri mbështetje edhe nga kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca, e cila theksoi se qëndron pas gjestit në fjalë të komentatorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco