Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Avokati tregon si është gjendja e Maradonës pas operacionit

Avokati tregon si është gjendja e Maradonës pas operacionit

17:03, 13/01/2019

Ikona e Argjentinës, Diego Armando Maradona, kishte një ndërlikim shëndetësor gjatë javëve të fundit, dhe u detyrua që t’i nënshtrohet operacionit.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi me sukses dhe Maradona mund të rikthehet për të drejtuar skuadrën e Dorados.

“Operacioni i Diego Maradonës përfundoi. Falë Zotit gjithçka shkoi për mrekulli”, ka shkruar avokati i tij në “Twitter”.

“Faleminderit ‘Clinica Olivos’ për profesionalizmin dhe humanizmin”, ka shkruar më tej ai.

Skuadra e Maradonës e filloi sezonin e ri më 6 janar, duke humbur me rezultatin 1-0 ndaj Celaya.

Të mërkurën ata zhvillojnë ndeshjen e ardhshme. Mbetet të shihet nëse argjentinasi do të rikuperohet për t’u rikthyer në stol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco