‘Rebeli’ Casano: Do isha njësoj si Messi, nëse...

‘Rebeli’ Casano: Do isha njësoj si Messi, nëse...

16:24, 13/01/2019

Në 15 vitet e fundit, Antonio Casano ka qenë një futbollist nga i cili pritej gjithmonë shumë.

Megjithatë, jashtë saj, sulmuesi nga Bari ka qenë i padisiplinuar, gjë që i ka kushtuar edhe shumë në karrierën e tij. “Le Cassanate” kanë marrë emrin bëmat e italianit.

“Nuk ankohem për karrierën time, kam luajtur me disa prej ekipeve më të mëdha në botë”, shprehet Casano.

Kujtojmë që ai ka qenë pjesë e Romës, Realit të Madridit, Milanit, Interit dhe Sampdorias.

“Kam bërë shumë rrëmujë në karrierën time, e di këtë gjë, e kam pranuar dhe më vjen keq. Nuk më pëlqente të stërvitesha. Në 15 vite karrierë, nëse do të kisha bërë atë që duhej, do të isha njësoj si Messi sot. Për mua Messi do të jetë i përjetshëm në historinë e futbollit. Edhe Ronaldo është i madh, por Leo ka aftësi teknike që nuk i ka askush dhe nuk do t’i ketë”, shprehet 36-vjeçari.

Më pas ai komenton edhe situatën e Icardit, për të cilën nuk ka shfaqur asnjëherë simpati. “Nëse do të kisha një shkop magjik, do të merrja Higuainin dhe do ta çoja tek Interi për të zëvendësuar Icardin. Pipita është kampion i madh. Nëse dëshiron të largohet, atëherë lamtumirë, rrugë të mbarë”, përfundon Casano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco