Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Messi drejt një tjetër rekordi historik

Messi drejt një tjetër rekordi historik

12:19, 13/01/2019

Lionel Messi synon ta shënojë sot golin e 400-të personal në La Liga, në përballjen e Barcelonës ndaj Eibarit në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas i ka shënuar 399 gola në 434 paraqitje në La Liga, që prej se e realizoi golin e parë dhe debutues kundër Albacetes në vitin 2005, transmeton Gazeta Express.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës që prej vitit 2014, kur me het-trikun e tij ndaj Sevillës e kaloi Telmo Zarran, i cili në të kaluarën kryesonte me 252 gola.

Nga totali i 399 golave, Messi i ka realizuar 230 gola në 217 ndeshje në “Camp Nou”, nga të cilat 183 kanë përfunduar me fitore për Barçën. Ndërkohë, në udhëtim ai i ka shënuar 169 gola në 217 ndeshje.

Barça e pret sonte në “Camp Nout” Eibarin në një ndeshje të La Ligës, që nis në orën 18:30 dhe Messi do të kërkojë ta regjistrojë golin e 400-të, që e bën atë golashënuesin padiskutueshëm më të mirë në histori të garës. Cristiano Ronaldo, që tani luan në Itali me Juventusin, është i dyti me 311 gola në fanellën e Real Madridit.

 Golat e Messit në La Liga

Ndeshje: 434

Gola: 399

Minuta: 34,859

Fitore: 325

Barazime: 70

Humbje: 39

Titullar: 386

Zëvendësues: 48

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco