Vdekje e parakohshme/ Ndërron jetë ish futbollisti i njohur

Vdekje e parakohshme/ Ndërron jetë ish futbollisti i njohur

12:00, 13/01/2019

Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut dhe Leeds Unitedit e Barit, Phil Masinga, ka vdekur në moshën 49-vjeçare, njofton Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut.

Ai ka qenë i shtrirë në spital që prej dhjetorit sepse vuante nga një sëmundje që s’është bërë publike dhe kishte probleme financiare.

Masinga luajti për Leeds mes viteve 1994 dhe 1996, si dhe për St Gallen në Zvicër dhe klubet italiane Salernitana dhe Bari.

 “Një ditë pikëlluese për futbollin e Afrikës Jugore”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut, Danny Jordann.

“Një shërbyes besnik i futbollit, në fushë dhe jashtë saj”, ka shtuar ai.

Ai i shënoi 18 gola në 58 ndeshje për Afrikën e Jugut, por goli ndaj Congos mbahet mend më së shumti, për shkak se ia siguroi Afrikës së Jugut kualifikimin për herë të parë në Kupën e Botës më 1998./Ekspres/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco