‘Më telefonon mua kur s’ka Icardin’/ Pas kësaj Wanda ‘shpërthen’ keq ndaj ish-burrit

‘Më telefonon mua kur s’ka Icardin’/ Pas kësaj Wanda ‘shpërthen’ keq ndaj ish-burrit

22:23, 12/01/2019

Wanda Nara gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Nëse nuk bëhet fjalë për merkaton, me patjetër ajo përbën lajm për jetën e saj personale aq shumë të komplikuar.

Ditën e djeshme, fjalët e Maxi Lopez për bashkëshorten e Icardit janë përhapur me një shpejtësi marramendëse. Ish-bashkëshorti i agjentes dhe bashkëshortes së kapitenit të Interit nëpërmjet një interviste ku kishte thënë se marrëdhënia me Wanda Naran është e komplikuar, madje ajo e telefonon kur Icardi është në grumbullim, nuk i përshtatet rolit të mamasë,por ka theksuar se për të kjo është një rrugë e gabuar.

Menjëherë pas kësaj Wanda “shpërtheu” keq ndaj tij por edhe ndaj gazetave argjentinase që e publikuan intervistën.

“Vetëm një injorant mund t’i besojë fjalët e Maxi Lopez. Turp që një gazetë kërkon të denigrojë mua dhe familjen time duke botuar këto lajme m***.”, shkroi ajo.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco