Skënderbeu tjetër fitore në miqësore, mposht Bylisin

Skënderbeu tjetër fitore në miqësore, mposht Bylisin

17:15, 12/01/2019

Skënderbeu mposhti ne rezultatin 4-1 në miqësore skuadrën e Bylisit.

Një start mjaft i mirë për korçarët që arritën të shënonin 2 herë brenda 7 minutave.

Afrimi i fundit Elmir Asani ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 5-të, ndërsa 180 sekonda më vonë Gjergji Muzaka dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Në gjysmën e dytë të pjesës së parë, skuadra ballshiote ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Kofit.

Pavarësisht minutave të mira të skuadrës mike, ishte sërish Skënderbeu ai që gjeti rrugën e rrjetës duke trefishuar rezultatin me anë të Bruno Ditës.

Listës së golashënuesve nuk kishte si ti’i mungonte sulmuesi Oto Xhon, që në minutën e 88-të realizoi golin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco