'Zhduk' Bale, Vinicius është sulmuesi më vrastar te Real Madrid

'Zhduk' Bale, Vinicius është sulmuesi më vrastar te Real Madrid

16:55, 12/01/2019

Vetëm pak shanse i kanë mjaftuar brazilianit Vinicius për të dëshmuar aftësitë e tij me fanellën e Real Madrid. Braziliani e nisi sezonin duke u stërvitur me ekipin e parë duke luajtur për ekipin e dytë të madrilenëve Castilla që asaj kohe drejtohej nga Solari, duke shënuar katër gola dhe një asist në pesë ndeshje ku luajti 428 minuta, ndërkohë që Julen Lopetegui nuk e konsideronte brazilianin ende gati për nivelin maksimal.

Por tashmë, me emërimin e Solarit në krye të pankinës së ekipit të parë të Real Madrid, gjërat ndryshuan tërësisht për Vinicius

Solari dyfishoi bastin e tij, kësaj here duke i besuar brazilianit edhe me ekipin e parë dhe Vinicius nuk zhgënjeu, përkundrazi dëshmoi se skena elitare është ambienti më i përshtatshëm që ai të shfaqë cilësitë dhe të shkëlqejë. Në sezonin 2018-19, Vinicius ka luajtur 521 minuta në 13 ndeshje, në të cilat ka lënë gjurmën e tij duke qenë protagonist në 10 gola, me 3 të realizuar personalisht prej tij, ndërsa në 7 të tjerë ka shërbyer topin final. Shembulli më i fundit ishte ndeshja ndaj Leganes në Kupë, ku shënoi 1 gol dhe asistoi për një tjetër.

Me këto statistika, rezulston se pjesëmarrja e Vinicius në 1 gol është çdo 52 minuta, duke realizuar ose asistuar, çka e klasifikon atë në sulmuesin më efikas të Los Blancos. Braziliani Vinicius mposht kështu uellsianin Bale që ka shënuar 10 gola dhe asistuar në 5 raste në një total prej 1,731 minuta, me pjesëmarrje në 1 gol çdo 115 minuta, Benzema 12 gola dhe 6 asiste në 2,291 minuta, me pjesëmarrje në 1 gol çdo 127′, madje edhe Asension që regjistron 4 gola dhe 4 asiste në 1,470′, me pjesëmarrje në 1 gol çdo 184′.

Askush nuk ndëshkon kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Domethënës është krahasimi i produktivitetit të Vinicius me Bale, me brazilianin që në ndeshjen e fundit ka zëvendësuar pikërisht uellsianin të dëmtuar, duke ngritur pyetjen e madhe, se çfarë do të ndodhë me rikuperimin e Bale. Vinicius i nevojitet vetëm gjysma e kohës së Bale për t’u bërë protagonist kryesor në 1 gol./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco