Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

 De Bruyne i nervozuar me Pep Guardiolan, çfarë po ndodh tek Man City

De Bruyne i nervozuar me Pep Guardiolan, çfarë po ndodh tek Man City

15:02, 12/01/2019

Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola duket se nuk po kalojnë në momentet më të mira.

Belgu është lojtari i preferuar i trajnerit spanjoll, megjithatë një pakënaqësi ka lindur në anën e lojtarit.

Pasi u zëvendësua në ndeshjen e Kupës së Ligës, Kevin De Bruyne është larguar direkt drejt dhomave të zhveshjes, që sipas “Times”, me këtë veprim lojtari ka shfaqur frustrimin e tij ndaj trajnerit.

Lojtari nuk u pajtua me këtë vendim pasi ai kishte pritur këtë ndeshje që të luante i lirë pas lëndimit që e mbajti një kohë jashtë fushave.

Ajo ndeshje do të mund t’i shërbente lojtarit për tu ambientuar me ritmin e lojës, në mënyrë që të përgatitet për Premierligë, mirëpo Guardiola e zëvendësoi kur kaluan afërsisht një orë lojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco