Gjimshiti gjithnjë e më pranë Turqisë, e konfirmon edhe trajneri

Gjimshiti gjithnjë e më pranë Turqisë, e konfirmon edhe trajneri

11:58, 12/01/2019

E ardhmja e Berat Gjimshitit te Atalanta mund të mbyllet që në merkaton e janarit, pasi për mbrojtësin shqiptar është Besiktas që është shumë i interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Pak ditë më parë u konfirmua se klubi turk kishte patur një takim, Milos Malenovic, agjentin i 25-vjeçarit shqiptar dhe kanë biseduar për mundësitë e transferimit të tij në Turqi. Së fundi, trajneri i Besikta, Senol Gunes në një dalje për media tha se pritet që me skuadrën të bashkohet një qendërmbrojtës shtatlartë, duke nënkuptuar karakteristikat e Gjimshitit.

Hapat e fundit të tratativës i ka zbuluar Bein Sport në Turqi, të cilën kanë shkruar se mbrojtësi kuqezi do të huazohet për gjysmën e dytë të sezonit, për të vendosur në qershor për të ardhmen e tij, periudhë në të cilën i skadon kontrata me Atalantën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco