Interi thërret Wandën për takim, diskutohet rinovimi i kapitenit

Interi thërret Wandën për takim, diskutohet rinovimi i kapitenit

11:09, 12/01/2019

Pas polemikave të shumta në distancë, mes Wanda Narës dhe drejtuesve të Interit, në lidhje me rinovimin e kontratës së kapitenit Mauro Icardi, duket se zikaltrit kanë vendosur të kalojnë në hapa konkretë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Marotta dhe Ausilio kanë kontaktuar menaxheren dhe bashkëshorten e sulmuesit argjentinas, për të folur nga afër për mundësitë e rinovimit dhe shifrat e reja të kontratës.

Gjithsesi paraprakisht drejtuesit e Interit kanë ndërmend vetëm të matin pulsin e Wandës dhe kapitenit, për të parë fillimisht pretendimet e tyre dhe vetëm më pas, pritet të formulojnë një ofertë zyrtare, që gjithsesi nuk pritet të kalojë pagën prej 8 milionë eurosh në vit.

Vlen të theksohet se kontrata e Icardit me Interin, aktualisht ka një klauzolë prishjeje vetëm për periudhën 1-15 Korrik, vetëm për shumën e 110 milionë dhe vetëm për klubet jo italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco