Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çështja Hysaj, agjenti: Ançeloti më dha shpjegime, përveç Çelsit është edhe …

Çështja Hysaj, agjenti: Ançeloti më dha shpjegime, përveç Çelsit është edhe …

10:46, 12/01/2019

Mario Xhufredi, agjenti i mbrojtësit Elseid Hysaj, vazhdon të trazojë ujërat rreth së ardhmes së shqiptarit. Pak ditë më parë, ai kërkoi llogari te Ançeloti për mos aktivizimin e mbrojtësit dhe duket se ka marrë një shpjegim të qartë nga italiani, aq sa tashmë ka ndryshuar mendim.

“Këtë javë kam pasur një takim me Ançelotin për 4 orë dhe kemi sqaruar situatën në lidhje me lojtarin dhe aktivizimin e tij të pakët. Ai më dha disa shpjegime për zgjedhjet e tij dhe unë i kuptoj plotësisht, sepse ai jeton me lojtarin çdo ditë dhe e shikon gjendjen e tij. E rëndësishme është të dëgjohet, sepse ai thotë se e vlerëson maksimalisht. Është e drejtë, sepse po të ishte e kundërta atëherë Hysaj do të ishte larguar. Pas tij ka shumë klube. Në janar mund të ketë mundësi.

Ne flasim shumë për Çelsin, por ka diçka tjetër. Nëse ka ofertë që i kënaq të gjithë, atëherë do të veprojmë, në të kundërt do të mendojmë rinovimin”, përfundoi Xhufredi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco