Real – Juve, drejt shkëmbimit të madh, tërbohen tifozët e 'Zonjës'

Real – Juve, drejt shkëmbimit të madh, tërbohen tifozët e 'Zonjës'

10:03, 12/01/2019

Tjetër afat kalimtar, tjera pazare nga Real Madrid dhe Juventus.

Pasi Juventus e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për befasinë më të madhe në merkaton e kaluar, tashmë palët po mendojnë për një tjetër “bombë”.

Skuadra nga Torino po e kërkon Iscon nga Real Madridi, por duket se këta të fundit do ta lirojnë lojtarin vetëm me një kusht.

“Tuttosport” shkruan se Isco mund të transferohet në Juventus vetëm nëse në shkëmbim e pranojnë Paulo Dybalan.

Isco është i pakënaqur me mungesën e minutave në dispozicion tek Reali, dhe duket se janari do të jetë muaji i fundit i tij tek “Los Blancos”.

Madrilenët në anën tjetër kanë nevojë për përmirësime në sulm dhe Dybala do të ishte zgjidhja perfekte. 

Lajmi është pritur shumë keq nga tifozët e Juves, të cilët e cilësojnë Dybalën një ndër simbolet e ekipit kampion të Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco