Gattuso flet për largimin e mundshëm të Higuainit nga Milani

Gattuso flet për largimin e mundshëm të Higuainit nga Milani

23:30, 11/01/2019

Gennaro Gattuso nuk po e përjashton një shitje të Gonzalo Higuainit pas interesimit të madh të Chelseat.

Londinezët po mendojnë të transferojnë argjentinasin, ndërsa tekniku i Milanit shpreson që kjo mos ndodhë por kjo nuk është në dorën e tij.

“Nëse e shoh që Gonzalo nuk po stërvitet në mënyrën si më pëlqen ta shoh, atëherë nuk do ta kisha marrë në skuadër kundër Sampdorias”, siguroi trajneri.

“Ka thashetheme rreth tij në këto momente, por duke parë mënyrën se si po stërvitet, përpjekjet që po bënë dhe profesionalizmin me të cilin po stërvitet, tani për tani është në rregull”.

 “Pjesa tjetër i takon vëllai të tij, agjenti të lojtarit si dhe Leonardos. Shpresoj që Higuain të mbetet sa më gjatë që të jetë e mundur, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim. Për sa kohë që është këtu dhe vazhdon të sillet me këtë nivel të profesionalizmit, nuk do të jetë problem për mua”, tha Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco