Telefonatat me Barçën? Babai i Neymarit: Ja e ardhmja e djalit tim

Telefonatat me Barçën? Babai i Neymarit: Ja e ardhmja e djalit tim

22:24, 11/01/2019

Mediat e afërta me Barcelonën kanë raportuar sot se Neymar është afër rikthimit te skuadra katalonase.

Madje sipas “Mundo Deportivos”, ylli brazilian e ka telefonuar pesë herë Barçën dhe e dëshiron me çdo kusht rikthimin te kjo skuadër.

Por, “Fake News” janë këto raportime sipas babait të Neymar. “Janë lajme të rreme, janë “Fake News”. Nuk ka patur asnjë kontakt më të voglin, as që do të ketë. Dëshira është të qëndrojë në PSG”, ka thënë babai i futbollistit.

Lidhur me këtë, babai i Neymar ka shpërndarë edhe lajmet në rrjetet sociale me shiritin si “Fake News”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco