Plani i Real Madridit, 2 ish-lojtarët gati të marrin drejtimin sezonin e ardhshëm

Plani i Real Madridit, 2 ish-lojtarët gati të marrin drejtimin sezonin e ardhshëm

22:03, 11/01/2019

Ashtu si te Barcelona, pyetja se kush do të jetë në stolin e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm vazhdon të shkaktojë shumë konfuzion. Solari ka një kontratë, por do të varet sesi do të shkojë historia e joshjes së Murinjos nga Perezi.

Katalanasja “Sport”, shkruan se ajo që është e sigurtë, është se kësaj liste me kandidatë do t’i shtohen edhe emrat e dy ishlegjendave të klubit, Raul Gonzalez dhe Ksabi Alonso.

Ashtu si në rastin e Ksavi Hernandezit, edhe Alonso dhe Raul prej 1 korrikut do të kenë kualifikimin e kërkuar nga UEFA dhe rregullorja në Spanjë për të drejtuar një klub të La Ligës dhe çdo vendi tjetër në botë.

Dy ish-futbollistët e Realit do të ndjekin edhe kursin që nis më 23 prill në mjediset e federatës spanjolle të futbollit, për të siguruar licencën e trajnerit UEFA PRO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco