Konfirmohet: Juventusi dy mungesa të mëdha për duelin në Kupën e Italisë

Konfirmohet: Juventusi dy mungesa të mëdha për duelin në Kupën e Italisë

21:51, 11/01/2019

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen në transfertë ndaj Bolognës në Kupën e Italisë.

Mario Mandzukic dhe Joao Cancelon do të mungojnë në fazën e 1/8 mnë duelin e dytës së shtunë në orën 20:45.

Max Allegri ka konfirmuar se Cancelo do të rikthehet për finale të Superkupës kundër Milanit më 16 janar.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë nuk është i përfshirë për ndeshjen ndaj Bolognës në fundjavë.

Edhe Mandzukici do të mungojë, bashkë me Juan Cuadrardon dhe Andrea Barzaglin.

Skuadra e plotë e Juves për ndeshje ndaj Bologna: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Siano; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco