Shkëmbim 'kokë më kokë' me Juven, ja ylli që kërkon United për të larguar Pogban

Shkëmbim 'kokë më kokë' me Juven, ja ylli që kërkon United për të larguar Pogban

20:35, 11/01/2019

Juventusi nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogba.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “djajve të kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi.

Solskjaer i ka kërkuar “Zonjës së vjetë” mesfushorin brazilian Douglas Costa në shkëmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”.

Duket se Solskjaer ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit brazilian, me driblimet e tij dhe krosimet e sakta për sulmuesit dhe është gati të heqë dorë nga Pogba për ta sjellë në Premier League. Te Juventusi, për momentin janë duke u menduar për këtë shkëmbim, për të hequr dorë nga një talent dhe për të sjellë në Torino një kampion bote. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco