Gjici: Kukësi meriton titullin kampion, afrojmë 1 ose 2 lojtarë

Gjici: Kukësi meriton titullin kampion, afrojmë 1 ose 2 lojtarë

20:02, 11/01/2019

Në një intervistë për “RTSH Sport”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici prek disa nga temat e ekipit të tij, merkaton, objektivin titull, stadiumin e ri, por edhe të tjera.

"Kemi bërë ca lëvizje, besoj se janë disa lëvizje që janë të rëndësishme për kampionatin shqiptar, por përforcimet që kemi bërë realisht te Kukësi, skuadra e ka marrë formën dhe jemi në rrugën e duhur për objektivin e vendosur në fillim të sezonit, titullin kampion. Dy fazat e para kanë qenë të mira, por duhet të ishim në vend të parë, na kanë penalizuar të gjitha ndeshjet jashtë, por jemi të kënaqur me ato që kemi arritur. Nëse do të luanim brenda, do të ishim në vend të parë me diferencë pikësh madje", u shpreh ai.

MERKATO – Ju e dini se në futboll ndodh gjithçka, por ato kërkesa që ka pasur stafi teknik dhe trajneri, ne jemi munduar t’ia plotësojmë të gjitha. Tani i kanë kualitet për të arritur te titulli kampion. E di vështirësinë, pasi të luash të gjitha ndeshjet jashtë, është shumë e vështirë. Por nëse ne ia dalim dhe marrim titullin e dytë, do të ishim për rekord, pasi i kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë.

Menaxherët kanë disa lojtarë në mendje për të afruar dhe po diskutojnë me trajnerin. Por shqyrtojnë të gjitha alternativat dhe ndoshta do të vijë një mesfushor që do të bëjë diferencën, ose ndonjë mbrojtës që mund të mbulojë të gjithë repartin e prapavijës. Kështu që ndoshta 1-2 futbollistë mund t’i afrojmë, por vetëm nëse bëjnë diferencën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco