Wanda Nara rrëfim pikant: Jam e pavarur nga burri. Seksi? Nëse nuk bëj, atëherë...

Wanda Nara rrëfim pikant: Jam e pavarur nga burri. Seksi? Nëse nuk bëj, atëherë...

18:24, 11/01/2019

Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit është në qendër të shumë polemikave pasi zbuloi se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e kapitenit të Interit.

Por në një intervistë për "Regia", bukuroshja ka treguar disa nga pjesët pikante të jetës private.

Seksi? "Më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin. Nëse nuk ke raport të mirë intim atëherë të gjithë gjërat shkojnë keq. Unë ndihem e lumtur në këtë aspekt", vijoi ajo.

Por, a ka fantazi Wanda? "E vërteta është që nuk kam fantazi për të realizuar. Jam person me ankth. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres".

"Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike", përfundoi Wanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco