Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Tifozët zgjedhin ‘Skuadrën e Vitit 2018’, superformacioni i Championsit

FOTO/ Tifozët zgjedhin ‘Skuadrën e Vitit 2018’, superformacioni i Championsit

15:20, 11/01/2019

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka zbuluar “Skuadrën e Vitit 2018”.

Pas më shumë se një muaji votim nga fansat, tani 11-shja më e  mirë e vitit është publikuar, teksa kanë votuar më shumë se 1.8 milionë persona.

Katër lojtarë të Real Madridit kanë zënë vend në formacion, pa e përfshirë Cristiano Ronaldon, i cili nga shtatori i vitit 2018 është pjesë e Juventusit, mirëpo triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Realin ka ndikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës më të mirë për vitin 2018.

Në portë është portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ndërsa Virgil Van Dijk plotëson vijën e mbrojtjes me Raphael Varane, Sergio Ramos e Marcelon, të tre këta lojtarë të Realit.

Në mesfushë është Luka Modric, fitues i “Topit të Artë”, Kante nga Chelsea dhe Eden Hazard, kurse në sulm është treshja Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco