Katër orë takim te Napoli, vendosen kushtet e reja për Hysajn. Shifrat e çmendura

Katër orë takim te Napoli, vendosen kushtet e reja për Hysajn. Shifrat e çmendura

14:13, 11/01/2019

Elseid Hysaj nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit Carlo Ancelotti për ta lënë jashtë në dy sfidat e fundit, ndaj Interit dhe Bolognas, ndaj edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka shpërthyer duke kërkuar largimin e mbrojtësit shkodran.

Megjithatë, te Napoli nuk duan të hapin një luftë, pasi nuk do të ishte në të mirë të askujt.

Për këtë arsye, ditën e djeshme ka pasur një takim mes palëve, që ka zgjatur katër orë. Është folur rreth të ardhmes së shkodranit në lidhje me interesimet e klubeve të huaja.

Por, risia ka të bëjë me faktin se në atë mbledhje ishte i pranishëm edhe vetë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka sqaruar agjentin e futbollistit shqiptar mbi planet e tij.

“Elsi është i rëndësishëm për Napolin dhe për mua. Fakti që nuk ka gjetur hapësira ka të bëjë edhe me ndryshimet taktike sipas kundërshtarit”, ka qenë shpjegimi i trajnerit.

Ndërkohë, Giuffredi i ka bërë me dije se interesimet konkrete për Hysajn janë nga Chelsea tek Atletico Madrid.

Drejtori sportiv, Giuntoli, nuk do të pengojë transferimin e shkodranit, me kusht që duhen 40 milion euro dhe jo më 50 milion sipas klauzolës.

Nëse këto para nuk do të ofrohen, atëherë për Hysajn është gati rinovimi prej 2,5 milionë euro në sezon dhe 500 mijë euro bonus, në rast se arrihen rezultate si kualifikimi në Champions apo fitimi i një trofeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco