FOTO/ Kreu i futbollit anglez vjen në Shqipëri, mbështet Dukën në zgjedhjet e UEFA-s

FOTO/ Kreu i futbollit anglez vjen në Shqipëri, mbështet Dukën në zgjedhjet e UEFA-s

11:57, 11/01/2019

Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Greg Clarke, vizitoi sot vendin tonë, ku u prit nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, njofton Syri.net.

Numri 1 i futbollit anglez duket se ka dalë hapur pro Dukës në zgjedhjet e UEFA-s.

Duka dhe Clarke vitizuan edhe “Arenën Kombëtare”, ku panë nga afër punimet që po kryhen në impiantin modern.

Image

Për mediat, presidenti i FSHF-së, tha: “Kjo është një vizitë që na ndihmon, shkëmbim eksperiencë. Jam i kënaqur që Federata Angleze na jep mbështetje, edhe për zgjedhjet e ardhshme në UEFA. Kemi shumë për të mësuar nga Federata Angleze. Shkëmbimi i eksperiencës, duke parë edhe një realitet ndryshe nga Anglia, është një eksperiencë për presidentin e Federatës Angleze”.

Image

Ndërkaq, Clarke është shprehur në mbështetje të Dukës për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

“Erdhëm për të vizituar miqtë tanë dhe për të parë punët që ka bërë Federata Shqiptare. Mbështesim kandidaturën e zotit Duka për anëtarë të KE-së”, deklaroi kreu i Federatës Angleze të Futbollit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco