Guardiola është i çuditshëm, respektin ndaj kundërshtarit e tregon duke i shënuar sa më shumë gola

Guardiola është i çuditshëm, respektin ndaj kundërshtarit e tregon duke i shënuar sa më shumë gola

11:37, 11/01/2019

Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka kërkuar skuadër së tij në pushim të pjesës së parë ndaj Burton Albion, që të mos e marrin ndeshjen me lehtësi.

Skuadra e tij në fund të takimit shënoi 9 gola te porta kundërshtare.

Pep pranoi se skuadra e tij tani është me një këmbë në turin tjetër pas fitores së thellë.

City ishte në avantazhin e katër golave në pjesën e parë dhe Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të tij të shkatërrojnë kundërshtarin më shumë në pjesën e dytë.

Ne jemi në finale. Folëm në pushimin e pjesës së parë dhe menduam t’ia bënim të thjeshtë vetes duke shënuar sa më shumë gola edhe në pjesën e dytë. Kjo është mënyra më e mirë për të respektuar kundërshtarin. Nëse ul ritmin, atëherë ti nuk ke respekt për kundërshtarin, gjëja më e mirë është të bësh atë që bëmë ne. Sigurisht që duhet ta merrnim pjesën e dytë me më shumë seriozitet. Nuk mund të hysh në fushë me mendjen se je duke luajtur ndaj Burtonit. Nëse je në avantazhin 4-0 dhe harron të vazhdosh të luash, atëherë nuk ke treguar respekt për kundërshtarin dhe kompeticionin”, tha tekniku spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco