Klubi nga Serie A refuzoi 160 milionë euro për këtë lojtar

Klubi nga Serie A refuzoi 160 milionë euro për këtë lojtar

19:50, 09/01/2019

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka thënë se ka refuzuar ofertën e “çmendur” me vlerë 160 milionë euro për mesfushorin Sergej Savic.

22-vjeçarin e dëshironin disa kube të mëdha europiane, por ai vendosi që të nënshkruajë një kontratë të re me Lazion.

“Ne duam ta formojmë një skuadër fituese dhe ta forcojmë atë, jo ta dobësojmë”, ka deklaruar Lotito.

“Po të kisha një mendim tjetër, do ta shisja Milinkoviçin për 160 milionë euro, diçka që nuk e bëra. Unë nuk mendoj se një president tjetër do ta bënte atë që unë kam bërë për klubin e Lazios”, përfundoi ai.

Manchester United dhe Real Madrid ishin dy klubet e mëdha që interesoheshin për të marrë shërbimet e mesfushorit të Lazios.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco