Bajerni 45 milionë dollarë për të transferuar sulmuesin nga Anglia

Bajerni 45 milionë dollarë për të transferuar sulmuesin nga Anglia

19:35, 09/01/2019

Bayern Munich dëshiron të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së janarit.

Stafi drejtues i skuadrës gjermane ka bërë një ofertë me vlerë 45 milionë dollarë për të transferuar talentin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi.

Chelsea po përpiqet të mbajnë “Xhevahirin” e tyre, i cili nuk ka treguar ndonjë interes në rinovimin e kontratës që i skadon për 18 muaj.

Juventusi , Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë pasur më herët interesim për sulmuesin Hudson-Odoi, por në krahun tjetër bavarezët janë më të angazhuar në këtë drejtim.

Tashmë Bajerni pret përgjigje nga skuadra e Chelseas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco