Icardi pranë divorcit me Interin, Reali dhe Chelsea hidhen në sulm

Icardi pranë divorcit me Interin, Reali dhe Chelsea hidhen në sulm

19:13, 09/01/2019

Mauro Icardi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin, pasi dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga zikaltërit.

Real Madrid dhe Chelsea janë skuadrat më të interesuar për shërbimet e tij, janë të gatshme që t’i ofrojnë 110 milionë euro.

Roman Abramovich thuhet se është i gatshëm që t’i ofroj një pagë të majme sulmuesit argjentinas, vetëm që të kalojë në ‘Stamford Brdige’.

Ndërsa në krahun tjetër, Florentino Perez prej kohësh po bën çmos për të negociuar me sulmuesin argjentinas.

Agjentja dhe bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara së fundmi ka thënë se rinovimi me Interin është shumë larg.

Kaq ka mjaftuar që në media të përflitet largimi i Icardit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco