Katastrofë/ Tjetër dëmtim te Reali i Madridit, mungojnë 6 lojtarë

Katastrofë/ Tjetër dëmtim te Reali i Madridit, mungojnë 6 lojtarë

18:08, 09/01/2019

Real Madrid po vuan shumë nga dëmtimet e shumta pasi 6 lojtarë janë pjesë e infermierisë “Los Blancos”.

I fundit që raportohet se ka pësuar një dëmtim është portieri belg, Thibaut Courtois.

Gardiani thuhet se është lënduar gjatë stërvitjeve të ditës së sotme dhe do të qëndrojë jashtë për rreth 10 ditë.

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskujt e këmbës së majtë”, shkruan në njoftimin e klubit spanjoll.

Ai në këtë formë do të humb ndeshjen e Copa del Rey me Legansin si dhe në La Ligës do të mungojë kundër Real Betisit në Villamarin.

Asensio, Marcos Llorente, Bale, Kroos dhe Javi Sanchez janë pjesë e listës së dëmtimeve te Reali i Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco