Gruaja e Icardit: Jemi larg rinovimit me Interin, kemi oferta nga klube të mëdha

Gruaja e Icardit: Jemi larg rinovimit me Interin, kemi oferta nga klube të mëdha

17:47, 09/01/2019

Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka bërë të ditur se ata janë shumë larg rinovimit të kontratës me Interin dhe se Icardi ka oferta nga katër klube të mëdha, dy nga Spanja, një nga Anglia dhe një nga Franca.

Interi dëshiron t’ia rinovojë kontratën Icardit, e cila përfundon në fund të qershorit të vitit 2021.

Largimi i klauzolës dhe negociatat për pagën janë dy ngërçert ndërmjet Interit dhe Icardit.

 “Për momentin, jemi shumë larg arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës së Icardit. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për Icardin dhe ne nuk po biem dakord për rinovimin e kontratës me Interin”, ka thënë Nara.

“Shifrat të cilat po përfliten në Itali për ofertën e re të Interit nuk janë të sakta. Deri më tani, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë të kënaqshme nga Interi. Nuk e përjashtoj mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në ndonjë fazë të mëvonshme, por tani jemi larg kësaj”.

“Nuk është logjike që Icardi ta nënshkruajë një kontratë të re dhe ta ketë të njëjtën pagë si tani. Ne kemi një lidhje shumë të mirë me dy klubet më të mëdha në Spanjë, që janë të interesuara për Icardin, si dhe një në Francë dhe një në Angli”, tha ajo duke frikëzuar zikaltërit për një largim të mundshëm të Icardit nga Interi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco