ZYRTARE: Gabigol largohet nga Interi, ja klubi i ri i brazilianit

ZYRTARE: Gabigol largohet nga Interi, ja klubi i ri i brazilianit

17:08, 09/01/2019

Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, ka konfirmuar huazimin te Flamengo.

Gabigol ka postuar një video duke luajtur Pro Evolution Soccer si lojtar i Flamengos, ndërsa ende mungon konfirmimi zyrtar nga klubi zyrtar.

"Unë jam lojtar @Flamengos!", shkruan Gabriel Barbosa.

“Globo Esporte” raporton se 22-vjeçari është huazuar deri në dhjetor, ndërsa kuqezinjtë do të paguajnë vetëm rrogën e tij që e kishte te Interi.

Së fundmi braziliani ishte i huazuar te Santosi, ku në sezonin e fundit shënoi 27 gola në 35 ndeshje.

Interi e bleu atë në verën e vitit 2017 nga Santos për 29.5 milionë euro, por për zikaltrit luajti vetëm në dhjetë ndeshje dhe shënoi një gol.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco