Ramsey tradhton Juventusin, joshet nga klubi i madh spanjoll

Ramsey tradhton Juventusin, joshet nga klubi i madh spanjoll

15:48, 09/01/2019

Aaron Ramsey i ka dhënë një lajm shokues Juventusit. Uellsiani  po pret një ofertë nga Spanja, përpos interesimit të Juventusit.

Sipas ekspertit të futbollit, Guillem Balague, mesfushori i Arsenalit është duke e pritur një ofertë nga Spanja.

Ka disa ditë që në media raportohet se Juventusi ka arritur marrëveshje me Ramseyn, por një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë.

Sipas Balague, ai e ka refuzuar një skuadër nga La Liga, mirëpo po e pret një tjetër ofertë, e që nuk është Juventusi.

Sipas ekspertit spanjoll, Atletico Madrid i ka ofruar një pagë të majme Ramseyt, vetëm që të kalojë në “Wanda Metropolitano” në këtë merkato të dimrit.

Ky do të ishte një lajm shokues për Juventusin, që ndoshta ka menduar se marrëveshja është mbyllur për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

sport09/01/2019 16:59

Me fal ku dreqin e ka marre syrimnet kete lajm se yne shoh ne shume faqe sportive kombetare e nderkombetare dhe nuk ka nje lajm te tille. Ju faleminderit!

Shto koment

Denonco