Partizani me formacionin më të mirë në miqësoren me Sivasporin

Partizani me formacionin më të mirë në miqësoren me Sivasporin

13:13, 09/01/2019

Partizani po luan testin e parë për vitin 2019, ku në Antalia ka takimin miqësor ndaj skuadrës turke të Sivasporit. Në këtë takim, Gega synon që të shohë gjendjen e lojtarëve të tij pas pushimeve të fundvitit, duke qenë se pak ditë më vonë, do të rikthehen në Shqipëri për të luajtur edhe dy fazat e fundit të Superiores.

Sa i përket formacionit ndaj Sivasporit, Gega nuk ka preferuar të eksperimentojë asgjë, duke hedhur në fushë skuadrën më të mirë që ka në dispozicion.

Formacioni i përdorur nga tekniku Gega në këtë takim, i ngjason një ndeshjeje zyrtare.

Formacionet

Sivaspor: Roket, Pap, Bjarsmir, Braz, Erdal, Arslan, N’Dinga, Ribalka, Torje, Kiliniç, Demir

Trajner: Hakan Kelesh

Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi

Trajner: Skënder Gega

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco