Sarri fajëson VAR-in për humbjen e Chelseat, shkon me laptop në konferencë

Sarri fajëson VAR-in për humbjen e Chelseat, shkon me laptop në konferencë

12:58, 09/01/2019

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Chelseat u vendos nga një 11-metërsh i diskutueshëm, por me VAR gjyqtarët e konsideruan si ndërhyrje që mund të akordohej penallti.

Gjithçka në rregull, por gabimi është pak më herët. Në aksionin që solli dhe penalltinë, Kane ka qenë më i avancuar se linja e mbrojtjes së Chelseat.

Kjo gjë duket se u ka shpëtuar gjyqtarëve që janë fokusuar vetëm tek ndërhyrja.

Për këtë gjë, në Angli fajësojnë pozicionomini jo të saktë të kamerave, por edhe vetë gjyqtarët, të cilët nuk kanë qenë vigjilent.

Sarri pas ndeshjes me një laptop në dorë ka shkuar dhe u ka treguar gazetarëve momentin e diskutueshëm.

Duket se te Chelsea punojnë shumë me moviolat, pasi gjithçka duket se është analizuar me shumë kujdes, por edhe nga ana grafike e kanë shpjeguar shumë mirë, për t’i mbushur mendjen gazetarëve që Kane e nisi aksionin më i avancuar se lojtarët e Chelseat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco