Ish-drejtori i Napolit: Hysaj do largohet, por ja kur do ndodhë transferta...

Ish-drejtori i Napolit: Hysaj do largohet, por ja kur do ndodhë transferta...

23:46, 08/01/2019

Ish-drejtori i klubit të Napolit, Pierpaolo Marino komentoi thashethemet e fundit të largimit të Elseid Hysajt.

Në një intervistë për “Radio CRC”, Marino tha se Hysaj duhet të largohet nga Napoli por sipas tij jo gjatë merkatos së janarit.

"Hysaj do të largohet nga Napoli, por jo në janar. Nuk është mirë që mbrojtësi shqiptar të lëvizë këtë vit pasi Napoli ka ende nevojë për të”, tha fillimisht ai.

“Me një klasifikim të tillë është e nevojshme që të ruhen forcat ekonomike. Napoli duhet të ngushtojë diferencën me Juventusin kryesues në Serie A. Hysaj duhet të mendojë largimin gjatë merkatos së verës së ardhshme”, janë këto fjalët e ish-drejtorit të Napolit, Pierpaolo Marino.

Prej kohësh po përflitet largimi i Hysajt nga Napoli për shkak se nuk preferohet nga formacioni i zgjedhur nga Carlo Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco