Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tottenham mposht Chelsean në gjysmëfinalen e EFL Cup

Tottenham mposht Chelsean në gjysmëfinalen e EFL Cup

23:21, 08/01/2019

Tottenham Hotspur e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Chelsea në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettinos ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-0 rivalët e Chelseas, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Wembley’.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë. Deri në fund të takimit rezultati qëndroi i pandryshuar.

Finalisti i kësaj përballje do të mësohet më 22 janar, në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në ‘Stamford Bridge’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco