Fjalët e para pas transferimit tek Milani, Paqueta: Gattuson e merrja në ‘playstation’

Fjalët e para pas transferimit tek Milani, Paqueta: Gattuson e merrja në ‘playstation’

23:01, 08/01/2019

Lucas Paqueta është prezantuar si futbollisti më i ri i Milanit. Braziliani, së bashku me Leonardon dhe Maldinin u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Jam i lumtur për këtë sfidë të re. Falenderoj presidentin, Maldinin dhe gjithë komapninë për besimin e tyre. Do tua shpërblej në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, ishin fjalët e tij të para si kuqezi.

Kaka? “Është lojtar i madh, idhulli im. Gjithmonë kam parë ndeshjet e tij, ishte një nga më të mirët në botë. Unë jam në fillim të karrierës, shpresoj të eci në hapat e tij. Kam luajtur disa javë më parë me të për një ndeshje bamirësie dhe ai më tha se këtu do të gjeja një familje, se do të ishte përvoja më e mirë e mundshme. Do të përpiqem të ndjek rrugën që bëri ai”

Gattuso? “Ishte një lojtar i mrekullueshëm, që unë e zgjidhja gjithmonë në playstation. Të stërvitësh prej tij është ndjenjë unike. Më lë shumë të lirë dhe të qetë. Shpresoj se do të jetë një vit i madh për ne”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco