Inter mbyll marrëveshjen me sulmuesin, po kryen transfertën befasuese

Inter mbyll marrëveshjen me sulmuesin, po kryen transfertën befasuese

22:16, 08/01/2019

Me eliminimin nga Champions League dhe thuajse jashtë luftës për titullin kampion, bordi drejtues i Interit po mendon për të përforcuar skuadrën.

Bëhet fjalë për sulmuesin 25-vjeçar të Udineses, Rodrigo De Paul, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër dhe negociatat me klubin janë drejt mbylljes, sipas mediave italiane.

Argjentinasi është një futbollist që luan në të 4 pozicionet e sulmit, ndaj edhe shikohet si një “xhol” që mund t’u shërbejë shumë zikaltërve për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja me Udinesen pritet të arrihet për shumën e 30 milionë eurove dhe lënien e De Paul në huazim deri në fund të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco