Buffon rëfim të pazakontë: Kam tymosur cigare hashashi, ishte koha kur...

Buffon rëfim të pazakontë: Kam tymosur cigare hashashi, ishte koha kur...

21:57, 08/01/2019

Gianluigi Buffon ka bërë një rrëfim të pazakontë.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, portieri i PSG-së kakujtuar kohën kur iushte 20 vjeç.

“Në moshë të re isha një ultras. ‘Ultra Indian Tips’, ishte emri i tifogrupit që ndiqnim Karrarezen. E kam ende të stampuar në dorezat e mia. Takoja njerëz nga të gjitha llojet, djem normalë, ëndërrimtarë, idealistë, interesantë por edhe budallenj”, rrëfen ai.

Ai pohon se maksimumi ka tymosur vetëm ndonjë cigare hashash duke evituar çdo lloj droge tjetër të fortë.

“Jam kujdesur gjithmonë që të evitoj çdo lloj droge, maksimumi ndonjë cigare hashash. Mbaj mend si tani renë e tymit që mbulonte tifozët e Karrarezes. Ishte një mjegull, që nuk vinte sipasojë e fishekzjarrëve apo tymuesve, por 200 cigare hashashi të tymosura në të njëjtën kohë”, përfundon Bufon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco