ZYRTARE: Dikur pjesë e Realit, Pepe sot befason me klubin e ri

ZYRTARE: Dikur pjesë e Realit, Pepe sot befason me klubin e ri

19:27, 08/01/2019

Ish-ylli i Real Madridit, Pepe është kthyer në Porto, ku do të ribashkohet me portierin legjendar të Real Madridit, Iker Casillasin.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar mbeti lojtar i lirë pas pjesës së parë të sezonit, pasi arriti marrëveshjen me Besikatsin për ta ndërprerë kontratën.

Sipas gazetarit portugez të sportit Alex Goncalves, Pepe ka pasur shumë oferta, por zgjodhi ribashkimin me klubin portugez.

Pepe iu bashkua Real Madridit në vitin 2007 dhe ishte ndër mbrojtësit më të mirë të skuadrës për një dekadë, duke i fituar 3 tituj të La Ligës dhe 3 trofe të Ligës së Kampionëve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco