Takim sekret, Neymar dëshiron rikthimin në Spanjë

Takim sekret, Neymar dëshiron rikthimin në Spanjë

17:46, 08/01/2019

Barcelona po përgatitet për një rikthim të bujshëm.

Bëhet fjalë për brazilianin Neymar që duket se është penduar për largimin e tij nga Spanja drejt Parisit, shkruan “El Mundo Deportivo”.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur një takim midis agjentit të sulmuesit dhe skautit të Barcelonës në Brazil, Andre Kurit.

Ky i fundit ka marrë pjesë edhe në marrëveshjen e kalimit të tij nga Spanja drejt Francës. Këtë takim e ka konfirmuar edhe “Radio Catalunya”.

26-vjeçari u largua me pretekstin se ishte nën hijen e Messit, por mesa duket është penduar dhe mendon të rikthehet në La Liga. Një transferim i mundshëm mund të ndodh vetëm në fund të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco